Punëtorët e QKMF në Gjilan, të cilët ishin me kontratë nga Caritasi janë të shqetësuar për fatin e tyre të punës, meqë deri të premten kanë afat për të qëndruar në vendet e tyre të punës, për faktin se pikërisht këtë ditë ju skadon afati marrëveshjes. Kështu kanë bërë të ditur, disa “mantelbardhë”, në kushte anonimioteti, e që sipas tyre, tashmë ka ardhur edhe urdhëri i kryetarit të komunës, që këtyre punëtorëve t’ju ndërpritet kontrta.
Sipas burimeve të Radio Starit, brenda QKMF, janë gjithsej 45 punëtorë shëndetësor, që pas të premtes do të mbeten pa punë, e ka tashmë punëtorë me kontratë qe 12 vite, me 8 vite dhe së fundi ka me 3 vite, që kanë punuar në këtë institucion shëndetësor. Në anën tjetër kanë kërkuar takim me kryetarin e Komunës, Alban Hysenin, por sic shprehen këta “mantelbardhë, i pari i komunës nuk ka shfaq gatishmëri për t’u takuar me këtë kategori të punëtorëve shëndetësor, të cilëve u ka ngelur shumë hatërmbetja.
Sic merr vesh Radio Star nga e para e shëndetësisë gjilanase, marrëveshja ishte tri vjeçare për blerje të shërbimeve mes Komunës së Gjilanit dhe Caritas Kosova.
“Kanë filluar nga gushti i vitit 2019, kurse kjo kontratë skadon tash, sepse përfundon marrëveshja mes dy akterëve. Gradualisht jemi duke punuar në identifikimin e hollësishëm të nevojave për blerje të shërbimeve, që do t’i përgjigjen nevojave të institucionit. Të gjithë të punësuarit aktual, kanë kontratë me blerësin e shërbimeve, pra me Caritas Kosova”, ka thënë Aurora Osmani, drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjilan./Radio Star/