Ka vdekur sot në moshën 76-vjeçare, Bratislava “Buba” Morina, e veja e Rrahman Morinës, ish-presidentit të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës, më vonë një bashkëpunëtor i Sllobodan Millosheviqit.
Bratislava Morina ia kishte parë hairin pikërisht martesës me Rrahman Morinën pas të cilës kishte filluar edhe ngritjen në karrierë.
Rrahman Morina asokohe ishte shef i Sekretariatit për Punë të Brendshme të Kosovës ndërsa Bratislava kishte punuar në këtë sektor në Serbi, në Nish, nga edhe e ka prejardhjen.
Pas vdekjes së befasishme të Rrahman Morinës në vitin 1990, gjatë një mbledhje në Prishtinë, Bratislava Morina kishte vazhduar të ngritej në karrierë.
Ajo ishte bërë pjesë e Partisë Socialiste të Sllobodan Millosheviqit. Qeveria e Serbisë e kishte emëruar atë Komisionare për Refugjatë të Republikës së Serbisë. Më vonë ajo ka mbajtur postin e Ministres për përkujdesje familjare në Qeverinë e Republikës së Serbisë.
Bratislava Morina la pas tre fëmijë nga dy martesa.