Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ju ka drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, me fjalët “good guy” që në shqip i bie djalë i mirë, derisa ishte duke folur për situatën në veri të vendit gjatë ditëve të kaluara pas masës së reciprocitetit me Serbinë për letërnjoftimet.
“Po e shoh që janë gati shumë të kënaqur dhe të ekzaltuar në Vetëvendosje për faktin se ndërkombëtarët po e lavdojnë kryeministrin, qeverinë sepse kryeministri i tyre është bërë ‘good guy’. Albin Kurti vërtetë është bërë ‘good guy’, është ‘good guy’. Ja ku e keni, ‘ He is a good guy now’. Është një problem pas këtij ‘good guy’ edhe ju duheni me analizu ku është problemi, sikurse të ishte nisur gjatë gjithë kohës si ‘good guy’ nuk është problem por ky është nisur si i forti, edhe u mundu me ja ndërtu vendin vetes do pozicionohet si i forti”.
“Ja ku ka përfunduar ‘good guy’ shko poshtë , shko lartë, edhe kush i thotë, Lajçaku. Se Vuçiqi e thirr Lajçakun, e Kurtit i thojnë ‘step back’”. Kjo është Kosova sot, a kemi me zgjidh situatën kështu në veri, dijeni që ky është qorrsokak ku kemi hyrë, pa u bë ‘problematic guy’ duhet t’i kryejë punët e shtëpisë, ai duhet t’ua bëjë kushtet policëve që i qon në veri”, ka thënë Haradinaj.