Paneli i Apelit në Gjykatën Speciale ka marrë vendim për ankesën e ish-deputetit të Vetëvendosjes (VV), Rexhep Selimi, për vazhdimin e paraburgimit, shkruan Gazeta Metro.
Paneli ka vendosur që Selimit t’i refuzohet në tërësi ankesa, dhe rrjedhimisht, atij i vazhdohet paraburgimi.
Apeli ka theksuar në arsyetimin e tij se ekzistojnë sërish rreziqet e përmendura më herët nëse Selimi mbrohet në liri.
Selimit i është kërkuar që shkresat në lidhje me vendimin e Apelit t’i dërgojë deri 10 ditë pas marrjes së tij.