Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar edhe këtë mëngjes ka përditësuar të dhënat e gjendjes së kolonave në pikëkalimet kufitare.
Në Merdarë pritjet janë më të gjata në dalje – dy orë pritje dhe një kilometër kolonë e krijuar. Kolonë ka edhe te Dheu i Bardhë ku pritjet shkojnë deri në 45 minuta, ndërsa kolona është deri në 200 metra.
Ndërkaq, në pikën kufitare në Mutivodë pritjet më të vogla, deri në gjysmë ore.
Edhe fundjavën e kaluar në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë pati fluks të madh të kolonës.