Ka kaluar më shumë se një muaj (16 janar) nga vrasja e Oliver Ivanoviç, kreu i Iniciativës Qytetare Serbe, por ende nuk dihet se kush e kreu ekzekutimin e tij.
Por, gazeta serbe Novosti shkruan se tashmë janë zbuluar disa detaje rreth vrasjes së Ivanoviçit.
Një nga to është se Ivanoviç është qëlluar nga një pistoletë automatike dhe jo ashtu sic ishte thënë më herët që ishte qëlluar me një “nëntëshe”.
Sipas Novostit, burime të afërta me organet hetuese kanë treguar se Ivanoviq ditën e vrasjes ishte përcjellur nga shtëpia e tij e deri tek zyrat e partisë, ku edhe ndodhi vrasja.
Më pas, nga vetura e tipit “Opel Astra”, nga ulësja e pasme janë shkrepur plumbat të cilët kanë goditur gjoksin e Ivanoviçit.
Sipas autopsisë, Ivanoviç është goditur me gjashtë plumba të cilët kanë prekur organet vitale.
Ekzekutuesit, pas vrasjes së Ivanoviç, janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe vetura me të cilën janë larguar më pas është gjetur e djegur./ klankosova.t