Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës ka takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
Hamza ka bërë të ditur se në këtë vizitë ka takuar edhe Rexhep Selimin e Hysni Gucatin, njofton Klankosova.tv.
Mes tjerash, kreu i Mitrovicës thotë se ushtarët e lirisë ishin mirë me shëndet.
“Sot, në Hagë, pata një ndër vizitat më emocionale të jetës time. Takova Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Aty takova edhe Rexhep Selimin dhe Hysni Gucatin.Të gjithë ushtarët e lirisë ishin mirë”.
“Lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër andaj kurrë më krenarë se sot nuk i pashë edhe në këtë betejë të tyre. Me besimin e pa thyer që shumë shpejt do të jenë pranë nesh, të lirë siç u takon, u çmallëm e folëm gjerë e gjatë për Kosovën që aq shumë e duan. Luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të mundet kurrë askush t’i vë damkë” ka shkruar Hamza në Facebook.