Gjykata e Gjilanit ka liruar nga paraburgimi reperin Feronit Abazi, i njohur si Fero.
Lajmi është konfirmuar nga avokati i Feros, Ilir Shaqiri.
“Iu ka shkëput masa e paraburgimit, dhe sot lirohet. Pasi është mbajtur seanca fillestare, e ka pranuar fajësinë, iu ka ndërprerë masa e paraburgimit, ndërsa gjykimi për dënim do të mbahet pas disa ditësh”, ka thënë Shaqiri.
“Atij i vjen keq, e kanë arrit marrëveshjen me familjen, i vjen keq për rastin, janë pajtuar me palën e dëmtuar. Gjithçka është në rregull”, tha më tutje ai.
“Kanë pasur marrëveshje me shkrim tek noteri, që janë pajtuar dhe nuk ka probleme”, përfundoi avokati Ilir Shaqiri për Nacionalen.
Feros i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, në lidhje me sulmin ndaj disa të rinjve në qytetin e Gjilanit.