Pas reshjeve të borës, ekipi i Shërbimeve Publike i Komunës së Gjilanit ka dalë në terren për t’i hapur rrugët në qytet dhe në fshatra.
Deri tani, gjendja ne terren është e menaxhueshme, ndërkaq kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe t’iu përshtaten kushteve atmosferike, duke konfirmuar gatishmërinë e qeverisë komunale 24 orë në shërbim të qytetarëve.
Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve që për çdo problem eventual të kontaktojnë numrin zyrtar: 044291537 dhe ekipet e Komunës do t’u përgjigjen në afatin sa më të shpejtë të mundshëm.