Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bashkë me kryetarin e degës në Gjilan, Nazim Gagica, kanë bërë nderime te Pllaka Përkujtimore e djalit të Presidetit amerikan, Jode Biden, Beaus, shkruan Radio Star.
Gagica përmes një postimi në facebook tha “Sot, bashkë me kryetarin Haradinaj bëmë nderime pranë pllakades së djalit të Presidetit amerikan, Jode Biden, Beaus.
Shqiptarët përgjithësisht, veçmas Kosova, do të jenë mirënjohës përjetësisht ndaj secilit president amerikan, secilit qytetarë amerikan dhe po ashtu secilit ushtar që ka shërbyer si garantues i paqes në Kosovë.
Mirënjohës përjetë Beau Biden, Presidentit Biden dhe ShBA-ve për lirinë, krijimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës!”