Vizituan Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Dobërçan
Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) në Gjilan, Aurorë Osmani, së bashku me drejtoreshën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Arbenita Hajdari, vizituan Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Dobërçan.
Drejtoresha e DSHM-së, osmani tha se u diskutua rreth kushteve të punës, dhe mundësisë për renovim të kësaj qendre, për të ofruar kushte më cilësore për punë.
Nga ana e tij, doktor Arsim Kastrati, tha që kjo QMF, është njëra ndër qendrat me më së shumti pacientë, ku mesatarja për ditë është 20 kontrolle mjekësore, pa përfshirë shërbimet tjera, sikurse injeksionet, infuzionet, matjen e TA etj.