Kushtrim Kadriu, një nder asamblistët më aktivë në nivel lokal, ku për 7 muaj ngriti në publik 360 tema.
Ai edhe në të kaluarën kishte fituar disa herë mandatin për asamble, por që këtë besim e kishte bartur tek anëtarë të tjerë të Lëvizjes Vatra.
Këtë mandat Vatra është shndërruar në subjektin më aktiv të opozitë -bërjes bë Gjilan, duke u bërë adresë e sigurt për trajtimin e halleve të qytetarëve në kuvendin komunal.
Kadriu përdorë një faqe në rrjetet sociale, ku çdo ditë pranon kërkesa e shqetësime nga më të ndryshme prej qytetarëve. Gjithashtu, ai non- stop është aktiv në zbulimin e mangësive dhe në gjetjen e zgjidhjeve për çështjet e ndryshme të komunës.