Në prag të ndeshjes së dytë, 𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀 – 𝐊𝐅 𝐃𝐮𝐤𝐚𝐠𝐣𝐢𝐧𝐢 kryetrajneri ynë, 𝑨𝒓𝒅𝒊𝒂𝒏 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖 dhe futbollisti 𝑨𝒍𝒎𝒊𝒓 𝑲𝒓𝒚𝒆𝒛𝒊𝒖 u deklaruan për media rreth përgatitjeve dhe pritshmëritë për ndeshjen e nesërme.
Në këtë rast, trajneri 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖 theksoi se kanë bërë përgatitjet dhe e presin një kundërshtar aspak të lehtë
“Kishin kohën e mjaftueshme për ta analizuar kundërshtarin, në vecanti mënyrën se si ata sulmojnë në vijën e parë të sulmit. Gjithashtu, jemi munduar të gjejmë pikat e tyre të dobëta e të gjejmë hapësirat për t’i shfrytëzuar. Kemi përgatitur ndeshjen për ta fituar dhe të mundohemi që planin tonë të përgatitur ta zbatojmë në mënyrën më perfekte nesër. Kemi analizuar në detajet më të vogla, jemi përgatitur edhe për kujdes por të shfrytëzojmë edhe armët tona për të marr maksimumin. Të jemi vetëvetja dhe të kthehemi te fitorja”, ka thënë 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖.
“Na pret një ndeshje e vështirë, pasi KF Dukagjini ka lojtarë shumë cilësorë dhe me përvojë. Gjatë kësaj jave kemi analizuar kundërshtarin dhe kishim kohë edhe për përgatitje, prandaj presim fitore”, ka thënë 𝑲𝒓𝒚𝒆𝒛𝒊𝒖.
Trajneri ynë, 𝑨𝒓𝒅𝒊𝒂𝒏 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖 theksoi se objektivi i DRITËS do të jetë kreu i tabelës dhe rezultatet pozitive ndeshje për ndeshje.
“Nuk ka kundërshtar të lehtë, sepse nga viti në vit po e shohim kampionatin duke u rritur dhe këtë e dëshmojnë rezultatet e skuadrave tona në Evropë. Nuk ka skuadër të dobët, duhet qasje maksimale ndaj cdo kundërshtari nëse do të bësh më të mirën”, ka përfunduar 𝑵𝒖𝒉𝒊𝒖.
Trajneri dhe futbollisti ynë u pyetën për rivalët direkt për titull, gjersa theksuan se ata mund të jenë Ballkani, Gjilani, Prishtina e Llapi, por pse jo edhe ndonjë skuadër tjetër që tregon formë në kampionatin e ri 2022/2023.