SC Gjilani ka marrë tri pikë të plota ndaj Malishevës me rezultat 1 me 0 shkruan Radio Star.
Epërsia e SC Gjilanit, mund të ishte edhe më e lartë po të shënonte nga penaltia futbollisti gjilanas Arbnor Ramadani.
Ndeshja mes SC Gjilanit dhe Malishevës, kishte filluar me vonesë për shkak të reshjeve të shiut, të cilat kanë rënduar fushën dhe ishte e pamundur të filloj loja me kohë.
Në pjesën e dytë u inkuadrua sulmuesi i SC Gjilanit, Solomon i cili edhe i dha epërsin skuadrës së tij në minutën e 67-të dhe më këtë gol përfundoi ndeshja me rezultat 1 me 0, në të mirë të vendasve.
Pas dy ndeshjeve SC Gjilani, ka pikët e plota gjithësej 6 pikë.
SC Gjilani do të jetë mysafir i Drenicës, ku e pret një ndeshje e vështirë jashtë terenit të saj./radiostar/