Kryeministri Albin Kurti do t’iu dërgojë ftesë për takim partive opozitare për të diskutuar rreth çështjes së dialogut me Serbinë.
Ai tha se takimi do të realizohet gjatë gushtit kur edhe iu përshtatet partive opozitare, në rast se ato pranojnë që të shkojnë në takim.
“Besoj që është e nevojshme që të takohemi. Pas këtij takimi meqenëse po i afrohemi sesionit vjeshtor, ndërkohë që s’kemi seancë të Kuvendit është mirë të takohemi jo vetëm për këtë çështje, por edhe për shumë të tjera. Andaj, mund ta konfirmoj që do të ketë ftesë për takim me liderët opozitarë në një kohë të përshtatshme edhe për ata në muajin gusht”, tha Kurti në konferencë.