SC Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 3 me 1 ndaj Trepçës’89, në kuadër të xhiros së 4-të shkruan Radio Star.
Skuadra mysafire Trepça’89, ishte e para e cila kaloj në epërsi përmes sulmuesit të saj Christian Mba, në fund të pjesës së parë skuadra gjilanase barazoi shifrat për 1 me 1, Augustine Ameworlorna shënoi në portën e tij pas gjuajtjes së Arbër Prekazit.
Skuadra e SC Gjilanit, në pjesën e dytë tregoi krejt tjetër lojë ku edhe shënoi dy gola të tjerë, përmes Cale dhe Mevlan Zekës dhe në fund mori tri pikët e plota.
Skuadra e Zekirija Ramadanit, tani ka gjithësej 10 pikë, e cila gjindet në vendin e parë./radiostar/