Ndeshja e xhiros së tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës, FC Prishtina – Drita është shtyrë për herë të dytë.
Derisa herën e parë shtyrja erdhi për shkak të ndeshjes Ballkani – Shkupi, e cila u zhvillua të enjten e kaluar në Ligën e Konferencës në stadiumin “Fadil Vokrri”,
Sfida e planifikuar për të enjten që vjen është shtyrë për shkak se luan Përfaqësuesja e Kosovës (femrat).
Për datën e re të zhvillimit të këtij tifozët do të njoftohen me kohë pasi që të vendosë Komisioni i Garave.
Prishtina ka fituar dy ndeshje, ndërsa ka barazuar një tjetër në start të kampionatit, ndërsa Drita ka barazuar dy herë dhe ka fituar njëherë ndaj Dukagjinit në shtëpi.