Sot gjatë ditës në Gjilan, qëndroi për vizitë sot Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe Ministrin e MAPL-së Elbert Krasniqi shkruan Radio Star.
Kryetari Hyseni priti në takim Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe Ministrin e MAPL-së Elbert Krasniqi, Hyseni tha se ata diskutuan për mundësitë dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve lokale dhe atyre qëndrore.
Shkrimi i plotë:
Mirëprita sot në takim Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe Ministrin e MAPL-së Elbert Krasniqi.
Diskutuam për mundësitë dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve lokale dhe atyre qëndrore.
Ata na siguruan për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Kosovës dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar në projekte të rëndësishme për Gjilanin.