Në vend të urimit!
Me një shtatori në Kosovë zakonisht fillon viti i ri shkollor, kjo është ditë gëzimi dhe urimi për nxënës, mësues, prind dhe të gjithë ne.
Ky një shtator filloj me greva të mësuesve, sot humben shumë orë mësimi, nuk u zhvillua asnjë njësi mësimore sepse Sindikata dhe Qeveria nuk arritën marrëveshje.
Si përherë, edhe këtë herë, Qeveria dhe Sindikata do të merren vesh një ditë, por mësimet e humbur nuk do të kompensohen kurrë.
Mbajtja e mësimit nuk do të thotë heqje dorë nga kërkesat, prandaj mësimdhënësit, për të mos i dëmtuar nxënësit, krahas kërkesave të tyre duhet ta mbajnë mësimin, ndërsa Qeveria duhet ta përshpejton aprovimin e ligjit për pagat.
Në vend të urimit, në këtë një shtator po apeloj që interesat e nxënësve të vihen para interesave të kujtdo qoftë.
Ismajl Kurteshi