Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT) ka vendosur çmimet tavan për shitjen e derivateve edhe për ditën e premte.
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal i naftës i lejuar është 1,78 euro për litër. Një ditë më parë çmimi tavan i naftës ishte 1,79.
Çmimi tavan i benzinës i lejuar për të premten është 1,43 derisa një ditë më parë ishte 1,44.
Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gaz është 0,76, njëjtë sikur një ditë më parë.
Çmimet e lartcekura vlejnë të premten prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.