Përfaqësuesi i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Ymer Ymeri, ka përmendur ish-presidentin Hashim Thaçi i cili në kohën sa drejtonte me Qeverinë e Kosovës, mësimdhënësve ua rriti pagën 50%.
Ai ka thënë se në kohën e qeverisjes së tij, s’janë organizuar greva pikërisht për këtë arsye, dhe pavarësisht vështirësive të mëdha ekonomike, Thaçi e mori një vendim të tillë.
“Në kohën e Hashim Thaçit s’kemi bë greva për shkak se na e ka rrit pagën një herë 50%. Po para se me rrit pagën, na i ka bërë kualifikimet prej 10% në 32%, prej shkollës së mesme në fakultet. E ka bërë një rritje tjetër 50%. Ka pasur presion të madh prej Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Tregtar mos me i rrit pagat më shumë se 30%”, tha Ymeri në Prime Time.
Greva në arsim është duke vazhduar në pjesën më të madhe të shkollave në vend.