Kryesindikalistin Rrahman Jashari as nuk e njoh personalisht as nuk e kam takuar asnjëherë.Madje,fillimisht kam menduar që zgjedhja e tij në krye të SBASHK- ut ka qenë e motivuar derisa pak kohë më parë u zgjodh në mënyrë demokratike përsëri.
Kam lexuar që ka qenë atdhetar që në vitet e 90’ dhe ka dhënë kontribut të theksuar.Dhe unë vlerësoj njerëzit e tillë të asaj kohe të vështirë.
Sot,kur ai mbron dinjitetin e mësimdhënësve dhë vendosmërisht kërkon nga Qeveria e Kosovës përkrahje në këtë kohë krize,qarqe të caktuara e ofendojnë,shantazhojnë dhe kërcënojnë pa mëshirë.Dhe po këto qarqe që ne as nuk e dijmë të kaluaren e tyre e mbase nuk e kanë për t’u krenuar,janë kryesisht nga partia në pushtet.A mendojnë këta njerëz se z.Jashari ka familje dhe fëmijë.A mendojnë se ai është në prag të pensionimit e edhe me shëndet të dobët tani.A mendojnë apo ndoshta qëllimisht veprojnë!E derisa ne protestojmë si gra për dukuritë e shëmtuara nga dhunimet dhe ngrisim zërin për zbatim rigoroz të ligjit,duhet të mendojmë se edhe ai ka grua apo vajza të cilat sigurtë ndihen keq,e ndoshta edhe marrin trauma shpirtërore.Pse kaq shumë kemi degraduar si shoqëri,si komb?!
Arsimi ka nevojë për reforma,përmirësim të kualitetit patjetër por,mësimdhënësit sot po përballen me ekzistencë sepse nuk kanë mundësi t’u ofrojnë fëmijve të tyre ndoshta ushqim të mjaftueshëm në shtëpi!
Si është gjendja në sektorët tjerë?Në polici,FSK,shëndetësi e tek zjarrëfikësit.Si është gjendja tek populli në këtë krizë enorme të rritjes së shportës konsumuese?
Për këtë qeveria Kurti nuk ka përgjigje,se përkrahje e zgjidhje jo se jo.E kanë rehatuar veten me kolltukun e pushtetit dhe as që mendojnë për të tjerët.
E thashë mbrëmë në emision e po e citoj edhe këtu!Erdhën si shpresë për më mirë,por e kanë bërë ….
Terr e ferr për qytetarët pa dallim!!!