Sekretari i SBASHK-ut, Ymeri Ymeri, ka thënë që ata e kanë njëfarë shkëndijë të shpresës pas deklaratës së presidentes Vjosa Osmani që palët e përfshira duhet ulur për të dialoguar duke iu referuar qeverisë dhe SBASHK-ut.
“Ftesë zyrtare të Këshillit Grevist, kryeministri nuk i ka bërë. Sipas informatave që i kam, kryeministri ditën e djeshme është takuar me kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli, por nuk ka ndonjë rezultat të atyre takimeve, nuk ka ndonjë zgjedhje të propozuar”, ka thënë Ymeri në Klan Kosova.
“Kemi njëfarë shkëndije të shpresës që me deklarimin e presidentes që duhet ulur të bisedojmë edhe takimi i mbrëmshëm i kryetari të BSPK-së me kryeministrin Kurti sipas informatave që i kam se nuk është që është qind për qind i konfirmuar nuk ka pasur rezultate me arsyetimin se buxheti i Kosovës nuk ka mjete për t’i ndarë për kërkesat që i kemi ne”.
Ymeri ka folur edhe për shumën që nevojitet për plotësimin e kërkesave të tyre me dhe pa pjesën e shëndetësisë.
“Ka deklarime nga qeveritarët që nuk ka mjete buxhetore dhe sindikatat nuk e dinë sa është shuma e tyre, ka deklarime të deputetëve që thonë se sindikatat nuk e dinë sa është shuma e tyre, ne jemi shumë të sigurt që e dimë se për realizimin e kërkesës sonë duke e përfshirë muajin gusht për të gjithë të punësuarit në sistemin që marrin paga nga buxheti i Kosovës duke i përfshirë edhe sektorin shëndetësor që ata përafërsisht 12 mijë i marrin nga 60 euro i marrin shtesë, duhen diku 38 milionë”.
“38 milionë e 400 mijë. 36 milionë duam pa shëndetësi dhe dy milionë e 400 mijë duam për shëndetësi sepse shtesat për shëndetësi duhen vetëm 40 euro. Ne kërkesën e kemi për të gjithë, jo vetëm për SBASHK, për administratë por për të gjithë, duke e përfshirë edhe policinë”.