Një deklaratë e kryeministrit Albin Kurti të bërë në kohën sa ishte në opozitë lidhur me pagat e mësuesve, mjekëve e punëtorëve është rikthyer si kujtim në rrjetet sociale.
Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka postuar një deklaratë të Kurtit, duke thënë që nuk ka kuptim që mësuesi, mjeku e punëtori i administratës të paguhet më pak se sa që një pushtetari shpenzon për telefona mobil, apo dreka e darka.
Kjo deklaratë e tij u rikthye në kohën kur po zhvillohet një ‘betejë’ mes Qeverisë Kurti dhe SBASHK’ut, për grevat e mësuesve, pasi këta të fundit kërkuan rritje page.
“Nuk ka kuptim që injoranti e hajni që ka hipur atje lartë të paguhet më dhjetëra mijëra euro në vit, të marrë mëditje, të shëtit me makina zyrtare e shofer, ndërsa mësuesi, mjeku e punëtori i administratës të paguhet më pak se sa që pushtetari i shpenzon për telefon mobil, apo për dreka e darka”, thoshte Kurti atëkohë.