Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, përmes një statusi në ‘facebook’, ka thënë se Kosova ka hyrë në një fazë të pëlcitjes së problemeve sociale shkruan Radio Star.
Haziri ka akuzuar Qeverin, pas thotë se grevat po i politizon Qeveria Kurti dhe sot është dita e tretë dhe punonjësit e shtetit të të gjitha kategorive nuk i kanë marrë ende pagat, ky është asgjë tjetër pos – POLITIZIM.
Shkrimi i plotë:
Kosova ka hyrë në një fazë të pëlcitjes së problemeve sociale
Grevat në fakt po i politizon Qeveria Kurti. Nëse i shantazhin punëtorët e arsimit e shërbyesit e shtetit me ndalje të pagës sikur që ishte deklarata e ministrit të Financave, e që sot është dita e tretë dhe punonjësit e shtetit të të gjitha kategorive nuk i kanë marrë ende pagat, ky është asgjë tjetër pos – POLITIZIM.
Dialogu social është mekanizëm krejt tjetër. Ky dialog, nuk po ndodh nga përfaqësuesit e qeverisë me ata të sindikatave, përkundër inkurajimit dhe thirrjes nga ana e LDK-së. Në kontekst të kësaj, Kosova ka hyrë në një fazë të pëlcitjes së problemeve sociale dhe kësaj po i kontribuon Qeveria Kurti.
P.S. Tani Rrahman Jasharaj, i cili ia dha kontributin Mësuesit të Popullit, nuk mund të lëndohet nga askush që vjen nga ata që po administrojnë me Kosovën. Lotët e tij për nxënësit e tij, jo prej frikës!