Gazetari Adriatik Klemendi i ka propozuar ministres Albulena Haxhiu që t’i ndjekë penalisht edhe militantët që shajnë e kërcënojnë në rrjete sociale.
Kelemendi një reagim të tillë e ka bërë pasi ministrja Haxhiu ka paralajmëruar se do të denoncojë në polici një qytetar që ka ironizuar me rastin e tentim dhunimit të një 14 vjeçareje.
Rast ky për të cilin dje njoftoi ministrja Haxhiu.
“Nëse ministrja e Drejtësisë ndjek penalisht një person që është tallur në Facebook – sado e papranueshme dhe e pashije tallja e tij – atëherë të gjithë duhet t’i kërkojmë asaj si ministre t’i procedojë penalisht të gjithë ata militantë që shajnë, kërcënojnë, fyejnë e tallin nëpër rrjete sociale”, shkruan Kelmendi
“Mos të harrojmë se numri më i madh i atyre që bëjnë këso “vepra penale” nëpër rrjete sociale janë militantët partiakë dhe fetarë, shpesh të ndërsyer nga zyrtarë të lartë partiakë dhe klerikë fetarë. Nuk ka standarde të dyfishta!”, përfundoi ai.