Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në një postim të bërë në Facebook, ka krahasuar kryeministrin Albin Kurti me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Ajo ka publikuar një fotografi të dy liderëve, derisa foto e Kurtit është e marrë nga vizita e tij në bazën e re në Jasenovik të Zubin Potokut.
“Gjeni dallimin”, ka shkruar shkurtimisht Musliu.
Ndryshe, Kurti vizitoi të martën bazën e re në Jasenovik të Zubin Potokut, pikërisht në shënimin e 23 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, i cili po ashtu kujtoi policin Enver Zymberin, i rënë në kryerje të detyrës zyrtare dhe në bartje të misionit për shtrirjen e plotë të sovranitetit dhe ligjshmërisë në Republikën e Kosovës.