Muaji mars dhe prill, dolën të jenë tragjikë për një vajzë të mitur nga Gjilani.
Kjo e fundit, të mërkurën raportoi se gjatë këtyre muajve, u dhunua nga dy meshkuj të moshës madhore.
Nga stacioni policor në Gjilan, kanë njoftuar se dy meshkujt janë arrestuar dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.
Nga Policia e Kosovës kanë treguar numrin e rasteve gjatë viteve të fundit.
“Gjatë vitit 2021 janë iniciuar 102 raste ‘dhunim’ në periudhën janar-korrik 2021 janë evidentuar 59 raste, kurse në periudhën janar-korrik 2022 janë të evidentuara 41 raste”, kanë thënë nga PK-ja.
Alarmante shtimin e rasteve të dhunimit po e shohin sociologët.
Sipas tyre këto raste mund të parandalohen.
“Shkaktarët mundet me qenë të shumtë, edukatës seksuale, duhet t’i dijë kufijtë se deri ku mund të shkojë. 1-10 kemi institucionet e mirëqenies sociale dhe organet e sigurisë, nëse këto bashkëpunojnë ekziston mundësia të parandalohen këto raste”, tha sociologu Genc Xërxa.
Ndërkohë, sipas avokatit Yll Zekaj, dënimi për dhunim të personave të moshës madhore, është nga 2 deri në 10 vjet.
Por më të ashpra, janë dënimet kur kemi të bëjmë më të mitur.
“Nëse kemi të bëjmë me viktima 16-18 minimumi është 5 deri në 10 kurse kur të bëjmë me nën 14, dënimet janë më të larta, minimumi 10 vjet deri në 15 vjet”, tha ai.
Zeka, shton deri me tani, nuk janë dhënë dënimet e duhura për këto raste.
Ndryshe, së fundmi në Prishtinë një vajzë 11 vjeçare u dhunua nga gjashtë persona. E njëjta ishte dhunuar edhe në muajin qershor./teve1/