Joel Qarkaj, vogëlushi nga Mitrovica që u diagnostifikua pak kohë më parë me tumor, iu desh ndihmë financiare për të përballuar shërimin në Turqi.
Mirëpo, familja ka njoftuar se Joeli ka nevojë sërish për ndihmë, duke qenë se ai ka në bosht kurrizor disa pika të tumorit, për trajtimin e së cilave duhen 60 mijë euro.
Njoftimi i familjes:
KËRKESË
Të ndëruar vëllezër dhe motra
Të ndëruar bashkëatdhetarë
Djali jonë Joeli ditën e djeshme ka pas kontrollën e radhës pas operacionit të fundit, I cili rezultoi i suksesshëm, mirëpo pasi dje i është bërë rezonanca rreth 2 orë e gjysmë, ka rezultuar që djali ka në bosht kurrizor disa pika të Tumorit, për të cilën sipas Radiologës kërkohen edhe 30 rrezatime. Për ta kuruar këtë kërkohen 6 terapi dhe kostoja është 60.000€ dhe ne duhet të qendrojmë rreth 8 muaj në Spital (në Turqi).
Ju informojmë se deri me tani kemi pasur harxhime per mjekimin e djalit një kosto prej 55.000€, ku për këtë shumë të të hollave na kanë ndihmuar bamirësit dhe rrethi i ngusht familjar.
Prandaj, duke e parë gjendjen e djalit dhe sygjerimet e mjekëve, neve duhet të fillojmë me terapi për largimin e tumorit nga boshti kurrizor dhe për këtë kemi nevojë për ndihmesën dhe përkrahjen e juaj financiar.
E Lus Zotin e Plotfuqishëm që t’ju shpërblej për cdo cent që keni dhuruar për shërimin e djalit tone, Joel (Burim) Qarkaj.
Nr.i Xhirollogarise se babait:
BKT
IBAN XK05 195300 167 002 1191
Nr.Tel: +38349489657:
Nr.i Xhirollogarise se Nenes:
TEB
IBAN XK05 20 22 0001682873 12
Nr.Tel: +38349553772