Zyrtari komunal i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Gjilan, Bahri Uka, është pensionuar sot.
Ai shërbeu me nder dhe profesionalizëm të jashtëzakonshëm në komunën e Gjilanit.
Siç tregojnë edhe kolegët e tij, Uka detyrën e zyrtarit e ka kryer me përpikëri, duke qenë i pa kompromis në zbatimin e ligjeve në fuqi.
Bahri Uka është shembulli më i mirë se si respektohet pozita zyrtare, se si punohet me ndershmëri dhe profesionalizëm për të mirën e përgjithshme.
Ky është postimi nga Drejtori për Buxhet dhe Financa, Riad Rashiti:
Me rastin e pensionimit të zyrtarit komunal Bahri Uka, bashkë me kolegë të drejtorisë për buxhet dhe financa, e falenderuam dhe shprehëm mirënjohje për kontributin e tij të dhënë, para, gjatë dhe pas luftës së Kosovës, ku me angazhimin e tij gjithmonë i ka shërbyer vendit dhe shtetit të Republikës së Kosovës.
Axha Bahri ishte një veprimtar dhe një i burgosur politik për lirinë e Kosovës, një aktivist i dalluar politik, një zyrtar komunal i dëshmuar në punën e tij të ndershme, që prej krijimit të institucioneve të përkohshme komunale, e deri më sot.
Rruga e tij jetësore, është shembull i mirë për Ne, gjeneratat më të reja pas axhës Bahri.
Urime pensionimi, paqi shëndet të mirë, e gjitha të mirat bashkë me familjen tuaj, axha Bahri. Respekt.