Derbi gjilanas mes Gjilanit dhe Dritës do të luhet të mërkuren në kuadër të xhiros së 7-të në Superligë.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan me Driten si nikoqire.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se derbi do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, shkaku që nuk mund të ofrohet siguri, pasi stadiumi me bari sintetik nuk i plotëson kushtet për tifozë.
Kjo ndeshje luhet në stadiumin me bari sintetik pasi stadiumi i qytetit nuk është i gatshëm pas punimeve të ndërprera në të.