Kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka deklaruar se takimi me kryeministrin Albin Kurti ishte përmbajtjesor.
Megjithatë, ai tha se nuk ka pasur asnjë marrëveshje mes sindikatave dhe kryeministrit Albin Kurti.
U shpreh se situata është e njëjtë dhe se në takim nuk morën asgjë pozitive.
“Sapo dolëm nga një takim shumë kohë i pritur me kryeministrin Albin Kurti, ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati. Takimi ishte goxha i gjatë. Ne si këhill grevist i prezantuam kërkesat tona legjitime dhe që mediat i dnë. Ata na treguan për angazhimin që i kanë bërë dhe mund të them se takimi ishte përmbajtjesor por për momentin nuk ka ndryshime. Ne qëndrojmë me kërkesat tona”, tha ai.
“Nuk ka arritje. Ne do t’i themi jo pakos së qeverisë. Asgjë e re nuk ndodhi. E lutëm shumë që ata të bëjnë një veprim konkret pasi ka buxhet dhe mundësi që të ofrojnë një mundësi e re për ta kapërcyer këtë situatë”, shtoi ai, duke thënë se lajmi më i mirë është se dialogu ka filluar mes sindikatave dhe qeverisë
Ai tha se shpreson që do të ketë një arritje mes sindikatave dhe pushtetit.