Telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të dr. Visar Huruglica.
Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës-, Dega në Gjilan, z. Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Huruglica pas ndarjes nga jeta të mjekut të ri nga Gjilani, dr. Visar Huruglica.
Jam i tronditur me lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të mjekut të ri nga Gjilani, oftalmologut të njohur dr. Visar Huruglica.
Dr. Visari ka dhënë kontribut të pamatshëm për kohën sa punoi si profesionist i mjekësisë dhe vdekja e papritur është një humbje e madhe për Gjilanin e për Kosovën.
E dashur familje Huruglica, më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe të më të dashurit tuaj e të mjekut tonë. Ngushëllime edhe kolegëve, shokëve e të gjithë atyre që e njohën. Zoti ia lehtësoftë dhimbjen!