Therja me thikë, që dyshohet se ndodhi për një mosmarrëveshje në komunikacion, qe fatale për 22-vjeçarin Amir Zhegrova nga Sibovci i Podujevës.
Personi që dyshohet se kreu aktin u identifikua, por sipas Prokurorisë Themelore të Prishtinës, është ende në kërkim.
Ngjarja e papritur i shokoi familjarët, të cilët të martën hapën të pamën për djalin që prisnin t’u shkojë në Gjermani.
Axha i viktimës, Haki Zhegrova, tha se me të dyshuarin nuk patën kurrë probleme, vetëm i kishin të njohur si bashkëvendës.
Televizioni shkoi edhe ne fshatin Sveqël, ku jeton i dyshuari, por policia që po e ruante shtëpinë nuk lejoi kontaktin me familjen.
Veç këtu, zyrtarët policorë, të martën, ishin sërish edhe te vendi ku ndodhi rasti. Ata në lokalin që gjendet këtu sekuestruan kamerat e sigurisë të cilat filmuan krejt ngjarjen./KlanKosova/