Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht përgjatë relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin 6-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.
Indeksi UV do të jetë në vlerat e rrezikut, prandaj këshillohet që nga ora 10-17 të kufizohemi nga rrezet direkt të diellit, sidomos shtresa e popullatës me probleme kronike.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.