Mëngjesin e sotëm qytetarët të cilët gjendeshin në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, janë pyetur se a po i mungon ish-presidenti Hashim Thaçi.
Përgjigjet e qytetarëve drenicas ishin të ndryshme.
Shumë nga ta treguan se bashkëvendësi i tyre Thaçi, po i mungon shumë.
Por, një qytetarë tha se nuk i mungon aspak ish-presidenti.
Ai thotë se Thaçi nuk ka punuar asgjë.
“Asitroh, ska punu mirë, e dinë populli. Me mungon ai që punon drejtë edhe ai që punon mirë për popull”, tha ai.