Udhëheqësi i Këshillit Grevist, Ali Sefaj ka thënë se është detyrë e qeverisë që të garantojë të drejtën për mësim, për organizim sindikal dhe për greva.
Ai u shpreh se është obligim i Qeverisë që t’i japë fund grevës në mënyrë që fëmijët të kthehen në shkolla.
Sefaj më tej ka thënë se në vend të dialogut Qeveria tallet me sindikatat, bën presion dhe ua pamundëson marrëveshjen për dalje nga greva.
“Kur qeverisë si bejnë përshtypje humbjet qe mund të shkaktohen nga grevat, por vazhdon me avazin e mbylljes, revanshit dhe linçimit ndaj përfaqesuesve sindikal, është koha e reflektimit”, u shpreh ai.
Kryegrevisti bën të ditur se do ta vazhdojnë grevën duke mbrojtur kështui “demokracinë dhe duke kërtkuar mirëqenie për punëtorët e sektorit publik”.
“Çka duhet të bejmë ne, të vazhdojmë grevën, ta mbrojmë demokracinë, të kërkojmë mirëqenie për punëtorët e sektorit publik, ti ashpersojmë veprimet sindikale, apo ta mendojmë interesin e femijëve, qytetarëve, institucioneve dhe atdheut, pasi qeveria ka dalë në serrnishtë dhe si bën përshtypje interesi public”, shkroi ai.
Sefaj ndër të tjera ka thënë se është koha që Qeveria të reflektojë, sepse sipas tij kjo qeveri nuk po i lë rrugë për dalje nga greva. /Zëri