Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkuar në Londër për të bërë homazhe para arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth ll.
Kështu ka njoftuar Osmani përmes një postimi në Twitter ku shihet se është e shoqëruar nga bashkëshorti, Prindon Sadriu.
Përmes postimit, ajo u shpreh se i bashkohen popullit të Mbretërisë së Bashkuar për të nderuar trashëgimin e saj.
“Sot ne i bëmë nderimet tona Mbretëreshës së ndjerë të HM Elizabeth II në Ëestminster Hall në Londër. Ne bashkohemi me kolegët e tjerë dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar për të nderuar trashëgiminë e saj të një jete të përkushtuar ndaj punës”, ka shkruar Osmani.