Një storie e cila mos ta kisha shkru per një javë, do të më mbetej peng.
Nuk di nga t’ja filloj, po nuk kam mund të mos shkruaj për këtë njeri e cila para se të jetë një profesioniste e pashembullt, prej momentit të pare që u takuam në emergjencë, ka treguar se është me plot kuptimin e fjalës NJERI me virtytet më të larta të mundshme.
Po shkruaj për një doktoreshë, një profesioniste, një humane dhe një gojëmbël e cila shëron ende pa ta shkruar terapinë.
Isha në hall të madh nga dhimbjet të cilat mi shkakton her pas here sëmundja e rëndë që e kam për afër një vit, u nisa me fëmijët e mi për në emergjencë, aty takova doktoreshën Arta Dakaj, një gastroenterologe profesioniste e cila më mori dhe filloi të më trajton si askush më pare, me një qasje shumë humane dhe të butë, qasje kjo që më bëri ta harroj dhimbjen dhe të filloj e të bisedoj me të sikur me një engjull që e kishte dërguar Zoti.
Për një qast mendova që Zoti e ka dërgu këtë njeri që t’më shëroj, filluam konsultat dhe pas krejt shiqimit të dokumenteve, Dr. Arta më pranoi në spital dhe filloi të më trajtoj, mi kërkoi të gjitha dokumentet dhe diagnozat e mëparshme dhe u informua deri në detaje për sëmundjen time, më pas më bëri edhe ekzaminimin me aparatin të cilin e posedonte aty në spital, pas kësaj filloi të më trajton me terapi dhe me një përkushtim dhe qasje të pashoqe më bëri të më kthehet shpresa dhe fillova të mendoj që po shpëtoj nga sëmundja.
Që nga ajo ditë, me terrapin e Dr. Artës, unë nuk kam ndje dhimbje asnjëhere të vetme, dhe si rezultat I këtij kujdesi, jam duke përparuar çdo ditë e më tepër.
Prandaj dua që të ju them shumë njerëzve që në Kosovë ka mjek të mire dhe shumë profesional, e aq më tepër dhe human të cilët pa mar’parasyshë kushtet në të cilat punojnë, e kryjnë punën e tyre me nderë dhe profesionalizëm.
E nderuar dhe shumë e respektuar Dr. Arta Dakaj, të jem falënderuese përjetësisht, të lutem të vazhdosh të jesh e mirë dhe profesionale me të gjithë njerëzit ashtu si ke qenë me mua, sepse ti je Doktoreshë e cila shëron pacientët me sjelljen tënde, me trajtimin, me fjalët e tua të ëmbla dhe krejt në fund edhe me profesionalizmin tënd prej një doktoreshe shumë të mrekullueshme.
P.S Për hirë të doktorëve tjerë po i lë vetëm inicialet e mia, dhe kërkoj falje që e kam marr edhe foton nga profili i Dr. Artës, pasi që është për qështje pozitive, besoj që nuk i pengon.
F.K/RadioStar/