Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, ka demantuar lajmet se janë tërhequr nga kërkesa kryesore për shtesën prej 100 eurosh.
Jasharaj tha se as BSPK-ja as SBASHKU dhe as shërbyesit civil nuk janë tërhequr nga asnjë kërkesë e bërë publike deri tani.
“Jo, nuk eshte i vertetë lajmi se jemi terhequr nga kërkesa për shumën prej 100 eurosh. E kanë lexuar gabim letrën kthyese, i kam vizuatuar SBASHK dhe ajo që di dhe e them me plot përgjegjësi është se as BSPK-ja e as SBASHKU dhe as shërbyesit civil nuk janë tërhequr nga asnjë kërkesë e bërë publike deri tani dhe as nga kërkesa për 100 euro”
“SBASHK-u ka thënë se përveq asaj shume që e ka ofruar në Pako Qeveria Kurti, kësaj shume ti shtohet edhe përqindja e ngritjes ekonomike për ketë vit dhe përqindja e inflacionit që ka ndodhur këtë vit. Nuk jemi terhequr por e kemi bere nje version të ri, pasi ata po këmbëngulin 50 dhe kësaj 50 i shtohet përqindja e ngritjes ekonomike dhe përqindja e inflacionit dhe shuma besoj do të jetë ajo që është kërkuar edhe në fillim.” tha Jasharaj për “Gazeta Blic”
19:55 – SBASHK’u tërhiqet nga 100 euro, këto janë kërkesat e reja për Qeverinë
Një marrëveshje për ndërprerjen e saj mes Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Qeverisë së Kosovës është afër të arrihet.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës është tërhequr nga kërkesa për 100 euro shtesë për mësimdhënësit deri në zbatimin e Ligjit për Pagat.
Në letrën që Jasharaj ia ka dërguar sot Avokatit të Popullit, ai ka shprehur tërheqjen e SBAShK-ut nga kërkesa për 100 euro, por ka vendosur një kërkesë të re, që nga janari i vitit të ardhshëm, paga e mësimdhënësve të rritet për 10 për qind.
Front Online ka publikuar pikat e propozuara nga SBASHK-ku, ku në pikën dy kërkohet që të ndryshohet ligji për Skemat Pensionale, kushti 15 vite përvojë punë dhe pika tre që deri në fund të vitit 2022 të filloj së zbatuari ligji për sigurime shëndetësore.