DREJTORESHA E ARSIMIT TAKON DREJTORËT E INSTITUCIONEVE EDUKATIVE ARSIMORE TË KOMUNËS SONË
Në takime të ndara sipas niveleve, Drejtoresha e Arsimit, znj.Albana Demiri takoi drejtorët e shkollave të komunës sonë.
Takimi ishte më shumë i karakterit njoftues, por edhe u diskutua për gatishmërinë e tyre për fillimin e vitit të ri shkollor në momentin që greva do përfundoj.
Drejtorët e IEAA-ve e uruan znj.Albana Demirin për detyrën e re, si dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim që të bëhen punë të mira për arsimin në komunën e Gjilanit.