Myftiu i Serbisë, Mustafa Jusufspahiq ka deklaruar se Bashkësia Islame e këtij shteti e respekton presidentin, Aleksander Vuçiq dhe sipas tij, çdo herë ka marrëdhënie të mirë me autoritetet vendore.
Ai duke folur për gazetën Novosti, ka theksuar se komuniteti islam në Serbi duhet t’i respektojë pikëpamjet e Vuçiq për aq sa Kosova paraqet shqetësm.
“Nuk duam që vendi ynë të jetë i ndarë dhe për më tepër nuk është e drejtë që vendit t’i shkëputet djepi (Kosova).
Bashkësia Islame e Serbisë ka interes që të ketë sa më shumë myslimanë në vend dhe duke e ndarë Kosovën, myslimanët mbesin minoritet”, është shprehur Myftiu serb./Indeksonline/