Kryetari i grupit të LDK-së në Kuvendin Komunal, Avdyl Aliu, përmes një shkrimi në ‘facebook’, ka akuzuar Kryesuesin e KK-së në Gjilan, Arianit Sadikun, se pikat e rendit të punës prap i futë në rend si rekomandime të KPF-së dhe këtë Aliu e quan falsifikim dhe kontrabandim.
Shkrimi i plotë:
PADITURI APO SHKELJE ME KAST?
Të gjitha pikat e hijezuara me të verdhë ( 9 sosh), dje në takimin e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), me rastin e përcaktimit të rendit të punës për seancën e radhës janë votuar nga 9 anëtarët e KPF-së.
Me këtë rast, 4 anëtar kanë votuar Pro ndërsa 5 anëtar kanë votuar Kundër përfshirjes në rend të punës së seancës së kuvendit.
Dhe, merreni me mend Kryesuesi i KK-së Gjilan prap i futë në rend të punës si rekomandime të KPF-së.
FALSIFIKIM DHE KONTRABANDIM.
A ka ndonjë vullnetarë që e merrë me të mirë Kryesuesin e KK-së në Gjilan dhe i tregon se kur votohet në raport 4 : 5 vendoset në favor të shumicës?
Më shumë se një vit praktikë, as gjërat themelore nuk i kanë mësuar.