Para pak çasteve një informat erdhi në portalin ‘Radio Star’, se mësimdhënësit e shkollës Ekonomike “Marin Barleti” në Gjilan, kanë ndërprer grevën dhe kanë filluar mësimin, por që kanë reaguar këshilli grevist i kësaj shkolle duke treguar se vetëm një profesor ka thyer grevën dhe ka telefonuar nxënësit, duke i’u thënë se nga sot fillon mësimi.
Këshilli grevist i SHME ” Marin Barleti ” – Gjilan, përmes një komunikate ka treguar se greva vazhdon deri në vendimin të cilin do ta marrë SBASHK-u.
Komunikata e plotë:
Këshilli grevist i SHME ” Marin Barleti ” – Gjilan
Është një dezinformatë me qëllime të caktuara nga Radio Star Gjilan se kinse mësimdhënësit e SHME ” Marin Barleti ” në Gjilan kanë thyer grevën.
Dezinformata e tillë e paverifikuar nga Këshilli grevist i shkollës është tendencioze dhe e dënueshme
E vërteta është se mësimdhënësi i matematikës Naim Kurteshi i ka thirrur nxënësit në telefon dhe është deklaruar se nga sot do të nis mbajtjen e mësimit.
Ai ka filluar në ndërrimin e dytë mbajtjen e mësimit me 6-7 nxënës orën e parë.
Në SHME “Marin Barleti”, greva vazhdon.
Këshilli grevist i shkollës!