FC Drita nuk do të jetë e vetme në përballje ndaj Prishtinës, tifozët e tyre “Intelektualët” kanë paralajmëruar udhëtim.
FC Drita do të zhvilloj ndeshjen e mbetur ndaj Prishtinës, ku do të luaj si mysafirë dhe ndeshja do të zhvillohet nën ndriçimin e reflektorëve në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Më poshtë mund të shikoni postimin e plotë të “Intelektualëve”:
• Të Mërkurën shkojmë në Prishtinë!
DRITA, skuadra jonë e zemrës, ka një ecuri pozitive në këtë sezon, me fitore përballë çdo kundërshtari direkt për titull. Andaj, djelmoshave tanë iu duhet forcë shtesë, iu duhet motivim dhe përkrahje drejtë fitores tjetër, përkrahje e cila duhet të mos mungojë nga çdo tifoz i Dritës, nga çdo djalë i Qytetit, nga të gjithë qytetarët e Gilanit!
Pasnesër udhëtojmë në Prishtinë, për të qenë numri 12 i formacionit Bardhë dhe Kaltër. Ftojmë çdo antar Ultras të tifozërisë, t’i bashkohet udhëtimit tonë të organizuar me autobusë, për të qenë sa më të bashkuar edhe në këtë transfertë.
Takohemi te salla e sporteve në ora 16:30, nga ku nisemi në ora 17:00. Në ‘Fadil Vokrri’, si zakonisht, vendosemi në sektorin verior të stadiumit.
All in Black. Merrni shallat, ftoni shokët e bëhuni gati që t’a mbështesim Krenarinë tonë, ashtu siç e do tradita jonë tifozërike!
N’zemrën tonë veq TI je ⚪️🔵