Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, në zyren e tij ka pritur nië delegacion nga Partia Social Demokrate në Zvicër shkruan Radio Star.
Hyseni ka thënë se para tyre ka prezantuar projektet në proces të komunës së Gjilanit, ku delegacioni nga Zvcira u shprehën të gatshëm për mbështetje dhe bashkëpunim të mirëfilltë.
Shkrimi i plotë:
Delegacionin nga Partia Social Demokrate në Zvicër, në krye me kryetarin e PSD-së në Berneroberland, Dr. Hans Peter Berger, historianin Prof. Roland Müler dhe zonjën Ursula Martin, deputete nga Bern, i mirëpritëm së bashku me bashkëpunëtorë në zyren time.
Para tyre prezantova projektet në proces të komunës së Gjilanit dhe ato të reja, për të cilat u shprehën të gatshëm për mbështetje dhe bashkëpunim të mirëfilltë.
Kontributi dhe angazhimi i tyre i madh për vendin tonë, reflektoi edhe në diskutimet e shumta e përmbajtësore që kishim.