Kryetari i Kuvendit të kosovës, Glauk Konjufca, nuk ka dashur të kyqet direkt në debatin për grevën, pasi që sipas tij ajo çështje i takon qeverisë së Kosovës, por ka folur për projektlgijin e pagave i cili është në debat publik.
Për Grevën, ai ka thënë se në të kaluarën kryekuvendarët janë marrë me çështje të tilla edhe pse ajo i përket qeverisë.
Ai ka folur për ligjin për paga duke thënë se pritet të rregullojë shumë kategori sepse nuk mund të merret shteti vetëm më nje kategori./rtk