Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka ardhur me një propozim të ri për të ndalur grevën në arsim.
Përmes një postimi në Facebook, Azemi ka thënë se palët duhet të pranojnë që greva të ndalet për një shumë prej 75 eurove.
“Si sindikalisti më i vjetër aktiv në Kosovë, kam të drejtën të bëj një propozim që asnjërës palë mund të mos i pëlqejë. Lidhur më ngërçin e dialogut që i ka përfshi dy palët, propozojmë që shuma e rritjes së pagës të jetë prej 75 euro në mënyrë që ky kaos të eliminohet”, thuhet në propozimin e Sindikatës së Sektorit Privat.
Azemi përmes një letre publike drejtuar kryeministrit Albin Kurti ka kërkuar edhe “llogari” në lidhje me trajtimin e punëtorëve të sektorit privat.