Distributori për shpërndarje dhe furnizim me energji elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se në Kosovë nuk ka reduktime të energjisë elektrike.
Sipas një njoftimi publik, KEDS ka shkruar se e demanton lajmin e publikuar në disa nga portalet me të njohura të vendit që ka reduktime.
“Kjo nuk është e vërtetë. Nuk ka reduktime askund. Ka punime të planifikuara në disa zona që bëhen për përmirësim të rrjetit elektrik por që përfshijnë numër të kufizuar të konsumatorëve. Nga ato media kërkojmë të korrigjohet lajmi”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.