Qytearët në veri të Kosovës morën një videomesazh nga ministri i Punëve të Brendshme, Xelal Sveçla.��Sveçla ka postuar një video në faqen e tij zyrtare në Facebook, në të cilën u bën thirrje serbëve në veri që t’i ndërrojnë targat e tyre në “RKS”.
“Procesi dymujor, i cili përfundon më 31 tetor, është një mundësi e fundit që të gjithë pronarët qe posedojnë mjete me targa ilegale, t’i kthejnë ato në targa RKS” deklaroi Sveçla përmes videomesazhit.
Sipas tij, kjo do të thjeshtojë një sërë operacionesh, përfshirë regjistrimin e makinës, zhdoganimin, mbledhjen e taksave.
Teksa u bëri thirrje të gjithë atyre që nuk i kanë ndërruar targat në “RKS” që ta bëjnë këtë në amvisëri vendase, Sveçla theksoi se janë të përkushtuar për ruajtjen e qetësisë dhe rendit në vend.